Beqiraj e kualifikoi Dinamon në çerekfinale

Sporti

Beqiraj e kualifikoi Dinamon në çerekfinale

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 18:08

Sulmuesi nga Kosova, Fatos Beqiraj, është kryetrim i fitores së Dinamo së Minskit si mysafir me rezultat 1:0 në ballafaqim me Neman, në takimin e kthimit të të tetës së finales së Kupës së Bjellorusisë. Futbollisti shqiptar shënoi gol në minutën e 52-të, e cila rezultoi me kualifikim, pasi sfidën e parë në Minski kishin barazuar 1:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 2:1 avancuan më tutje. Beqiraj u paraqit standard, duke dhënë maksimumin me bashkëlojtarë, ndonëse me shumë vështirësi siguruan vizën për me tutje. Ai me Dinamon synojnë kupën, ndërsa para pak ditëve janë shpallur nënkampion të këtij vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat