Nominimi i Neymar për ‘Topin e Artë’, i kushton Barçës 2 milionë euro

Sporti

Nominimi i Neymar për ‘Topin e Artë’, i kushton Barçës 2 milionë euro

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 17:33

Neymar është pjesë e tre finalistëve të përzgjedhur nga FIFA për ‘Topin e Artë’, bashkë me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin,mirëpo kjo arritje e brazilianit i ka kushtuar Barcelonës 2 milionë euro.

Barcelona do t’ia paguajë Santosit 2 milionë euro, pas nominimit të Neymar në mesin e tre finalistëve për lojtarin më të mirë në botë për vitin 2015 nga FIFA.

Kjo shumë do t’i paguhet skuadrës braziliane si rezultat i marrëveshjes në kohën e tranferimit të Neymar në Barcelonë, në të cilën specifikohej se katalunasit do t’i paguanin 2 milionë euro shtesë, nëse sulmuesi e zë një vend në mesin e tre finalistëve për ‘Topin e Artë’.

Neymar u transferua te katalunasit në vitin 2013 për 57.1 milionë euro, edhe pse ka dyshime se shuma e vërtetë e transferimit të tij mund të jetë shumë më e lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat