Ramadani: Kishim mundësi që të dënohemi

Sporti

Ramadani: Kishim mundësi që të dënohemi

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 15:02

Ka përfunduar edhe një ndeshje me rezultatit më të padëshiruar si për tifozët ashtu edhe për skuadrën e Shkupit, ku në duelin me Sileksin duhej të ndaheshin pikët, ndërsa dy rrjetet e portierëve Zendeli dhe Mitroviq mbetën të paprekura.

Skuadra e Shkupit edhe pse me dominim total në 90 minuta, nuk arriti që të shënojë fitore në duelin me Sileksin. Raste të njëpasnjëshme, sidomos në pjesën e dytë kishte pothuajse i gjithë ekipi, por në portë ishte i pakalueshëm portieri Milan Mitroviq.

Shkupi ishte në situatë të palakmueshme, 15 minuta para fundit, kur edhe u regjistruar rasti i vetëm gjatë gjithë ndeshjes për mysafirët.
Nga një gabim i Mevlan Adilit, porta kishte mbetur pa asnjë mbrojtës, dhe përballë dy sulmuesve në këtë situatë kishte mbetur i vetëm Suat Zendeli, i cili me mjeshtri mbrojti gol të pastër.
Ashtu sikurse kalonin minutat, sulmet e Shkupit vetëm që shtoheshin drejt portës së Sileksit, në disa raste edhe portieri Mitroviq ishte me fat, pasi terreni i vështirë i pamundësonte futbollistëve tanë që të nxjerrin maksimumin.

“Ne u treguam se e dëshironim me çdo kusht këtë fitore, e dhamë maksimumin, por ja që fati nuk ishte në anën tonë edhe kësaj radhe. Mendoj se me rastet që krijuam duhej së paku të shënonim edhe në këtë ndeshje 3 gola. Duhet pranuar se edhe portieri mysafir ishte në formë të mirë, ndërsa futbollistët kundërshtarë që në fillim u treguan se kishin ardhur për tu mbrojtur dhe për të marrë një pikë.

Mos të harrojmë se kishim mundësi që të dënohemi në këtë ndeshje, nga gabimi katastrofal i Mevlan Adilit,por fat që kemi portierin më të mirë në kampionat dhe na shpëtoi edhe në këtë duel”, ka thanë trajneri Zekerija Ramadani.
Ndeshjen e radhës skuadra e Shkupit e luan të dielën e ardhshme përsëri në cilësinë e nikoqirit, ndërsa do të pret ekipin e parafundit në tabelë, Mlladost CD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat