Ja sa dënohet Feronikeli

Sporti

Ja sa dënohet Feronikeli

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 13:35

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me date 30.11.2015 ( ditë e hënë ora 10,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar date 26.11.2015, lidhur me lëshimet e theksuara në organizimin e ndeshjes së javës së XVI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – GJILANI , e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas dhe për të njeten duke iu referuar raporteve plotësuese të zyrtarëve , conform dispozitva e të Rregullores disiplinore sjelli këto ;

V E N D I M E :

KF “ FERONIKELI “ nga Drenasi, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të evidentuara , ku vertetohet së nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme në organizimin e ndeshjes së javës së XVI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – GJILANI e zhvilluar me date 21.11.2015 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )

DENOHET

Me ; 1 ( një ) ndeshje jashtë fushës së vet dhe me të holla në shumë prej ;800 EURO ( tetëqind), n` baz` t` rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1

ILIR DEMAKU ; person zyrtar per siguri i klubit të futbollit “ FERONIKELI “ nga Drenasi në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshim ne kryerjen e dëtyres së përsonit për siguri, në ndeshjen e javës së XVI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ,konform Rregullores së garave neni 26 ; FERONIKELI – GJILANI e zhvilluar me date 21.11.2015 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) ;

DENOHET

Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.

ELAMI LIMANI ; ekonom i klubit të futbollit “ FERONIKELI “ nga Drenasi në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit , për manifestim të dhunës ( përplasje me lojtarin mysafir Betim Haxhimusa me numër të licencës 22 në hyrje të zhveshtoreve të klubit me çrast i shkakton lëndime trupore ) në ndeshjen e javës XVI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve FERONIKELI – GJILANI e zhvilluar më date 21.11.2015 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes).

DENOHET

Me përjashtim nga organizata e futbollit dhe së i njejti nuk mund të kryej asnjë funksion ( dëtytrë ) në klub lidhur me aktivitetet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 48 paragrafi 1 pika 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat