Lojtarët armenë tregojnë se ia kanë shitur apo jo ndeshjen Shqipërisë

Sporti

Lojtarët armenë tregojnë se ia kanë shitur apo jo ndeshjen Shqipërisë

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 13:12

Lojtarët e kombëtares së Armenisë përmes një letre të hapur i janë përgjigjur kreut të federatës së futbollit, Ruben Hayrapetyan pas akuzave se shitën ndeshjen me Shqipërinë.

Në letrën e publikuar nga mediat armene, lojtarët e ekipit armen, mes të cilëve edhe Henrik Mkhitaryan mohojnë se e kanë shitur ndeshjen me Shqipërinë, raporton Albeu.

"Duke marrë parasysh lajmet, komentet dhe thashethemet që janë përhapur kohët e fundit në lidhje me ekipin tonë Kombëtar. Ne duam të theksojmë se komentet dhe lajmet referuar ndeshjes ndaj Shqipërisë, janë krejtësisht të rreme. Ne jemi të sigurt se të gjithë futbollistët e Kombëtares sonë, kanë të njëjtën mendim.

Në 7-10 vitet e fundit, me këtë brez lojtarësh ne i jemi përkushtuar Kombetares. Ne madje kemi luajtur edhe ndeshje me injeksione, vetëm që të mos mungonim. Të gjithë lojtarët kanë bashkëvepruar si një familje. Duam t'i falënderojmë të gjithë tifozët e ekipit Kombëtar", mbyllin deklaratën për shtyp futbollistët e Armenisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat