Tare i revoltuar në gjyqtarin

Sporti

Tare i revoltuar në gjyqtarin

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 13:09

Me humbjen 1:0 ndaj Empolit Lazio u zhyt në një krizë të thellë. Në 5 javët e fundit të Serisë A, bardhekaltrit kanë grumbulluar vetëm një pikë duke kompromentuar sëtepërmi pozitat e tyre në klasfikim. Por nëse në disfatat ndaj Milanit apo Atalantës fajtorët kryesorë për humbjet që pësoi Lazio ishin futbollistët dhe stafi teknik, dështimi në sfidën ndaj Empolit ndodhi për shkak të një personi të vetëm dhe ai është arbitri kryesor i ndeshjes Michael Fabbri, të paktën kështu u shpreh në përfundim të sfidës drejtori sportiv i bardhekaltërve Igli Tare.

Drejtuesi shqiptar i Lazios në prononcimin e tij për mediat italiane fajësoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë gjyqtarin Fabbri të cilin e konsideroi si shkaktarin kreysor të humbjes që pësoi skuadra e tij.

“Jemi shumë të mërzitur për atë që ndodhi dhe për më tepër kjo nuk ndeshja e parë që na penalizojnë gabimet arbitrale”. Tare vijoi edhe më tej duke shtuar: “Na janë anulluar dy gola në mënyrë të pabesueshme, luajmë në një kampionat shumë të vështirë ku cdo pikë është e rëndësishme prandaj nuk meritojmë një trajtim të tillë nga ana e gjyqtarëve”.

Pas 14 javëve kampionat Lazio pozicionohet në vendin e 10-të në kuotën e 19 pikëve. Shumë më mirë kanë shkuar gjërat për klubin kryeqytetas në Europa League me Lazion që pas 5 ndeshjes është kualifikuar në fazën e 1/16-ave duke siguruar edhe vendin e parë në Grupin G.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat