Aurora: Akuza për lesbike? Le të përgjigjen ata që morën këtë rrugë!

Sporti

Aurora: Akuza për lesbike? Le të përgjigjen ata që morën këtë rrugë!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 11:58

Është tejet e revoltuar Aurora Seranaj, kapitene e kombëtares së Shqipërisë në futboll. Aurorës iu është botuar një foto në mediet shqiptare duke u puth me një shoqe dhe madje janë hedhur edhe dyshimet se ajo është lesbike! Futbollistja është shumë e irrituar me këtë rast, sepse sipas saj është jeta private dhe krejt ajo foto ka qenë më shumë si pjesë e një loje shoqërore dhe asgjë më tepër.

Ajo flet edhe për ecurinë e kombëtares së Shqipërisë, me synime që të fitojnë sa më shumë përvojë. Futbollistet kuqezi të premten e kaluar pësuan humbjen e tretë rresht me rezultat 6:0 nga Franca, e cila është zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë. Aurora flet ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot” në lidhje me akuzat që i bëhen për lesbike.

“Bota sot”: Seranaj, bëhet shumë zhurmë, akuzoheni si lesbike, është kjo e vërtet?

Aurora Seranaj: Shumë zhurmë për hiç gjë, akuza boshe. Le të përgjigjen ata që e morën këtë rrugë dhe që e nisen më saktë këtë rrugë.

“Bota sot”: Fotoja juaj është publikuar duke u puthur me një shoqe, a do t’i ndiqni penalisht ata që e kanë keqpërdorë privatësinë tuaj?

Aurora Seranaj: Jeta është e imja, a mund ta jetoj si dua unë ? Kaq kisha për sa i përket fotos, edhe jetës time. Po, do të merrem.

“Bota sot”: Shqipëria të premten u ballafaqua me Francën dhe pësoi humbje me rezultat 6:0, ishte një humbje e thellë, çfarë nuk funksionoi?

Aurora Seranaj: Ekipi ka qenë i motivuar deri në maksimum. Franca është një nga ekipet numër një në Europë, dhamë maksimumin pasi s’është e lehtë të përballesh me to. Zbatuam detyrat që na dha trajneri deri në fund, objektivi ynë s‘është Franca apo europiani, ne duam që ekipi të rritet çdo ditë e më shumë, edhe të ecim përpara në kërkim të lojtareve të reja.

“Bota sot”: Shqipëria ka tri ndeshje e tri humbje në grupin 3 të eliminatorëve për europian, a mendoni se këto rezultate janë reale apo keni pritur më shumë?

Aurora Seranaj: Siç e thash dhe më lart, ne si ekip i ri që jemi gati katër vjet kemi shumë rrugë për të bërë. Trajneri është akoma në kërkim të lojtareve nëpër botë, do të luftojmë deri sa ekipi të arrij majat.

“Bota sot”: Çfarë i duhet kombëtares së Shqipërisë që të jetë më e fortë?

Aurora Seranaj: Eksperienca që po e fitojmë çdo ndeshje.

“Bota sot”: Sa jeni të kënaqura me kushtet që afrohen në kombëtare dhe cila është atmosfera?

Aurora Seranaj: Mbështetja dhe kushtet s’na kanë munguar, çdo gjë shkon mirë. Kemi grupin e mirë të vajzave, çdo ditë do të punojmë e luftojmë që të arrijmë majat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat