Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë para Allegrit

Sporti

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë para Allegrit

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 11:00

Gianni De Biasi, renditet i katërti në votimin që po bëhet në “Gazetta dello Sport”, duke qenë larg fitores së çmimit Trajneri i Vitit 2015 në Itali .
Trajneri i Napolit, Mauricio Sarri e ka kapur kreun që në fillim e nuk po lëshon terren, ndërsa kryeson me 19% të votave duke lënë pas Romeo Saketin, trajner të Dinamo Sasari në basketboll.
Ndërkohë në vendin e tretë ndodhet Antonio Conte me 13% të votave, ndërsa trajneri i kombëtares ka grumbulluar 12% të votave, duke lënë pas trajnerin e Juventusit, Masimiliano Allegrin që ka vetëm 8% të votave i renditur në vendin e 7. Votimi për trajnerin e vitit ka nisur prej disa ditësh ndërsa do të mbyllet me 30 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat