34 orë udhëtim, kjo i ishte shqetësuese për Prishtinën

Sporti

34 orë udhëtim, kjo i ishte shqetësuese për Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 10:47

Hendbollisti i Prishtinës, Kushtrim Kastrati, për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se ishin të pafat, sepse shumë lehtë kanë mundur të kualifikohen më tutje. Prishtina pësoi humbje në Zenicë me rezultat 23:21 në takimin e kthimit, ndërsa të parën po në këtë qytet e kishte fituar me 29:28. ”Kemi bërë një udhëtim të gjatë diku rreth 34 orë pa ndalë, pastaj pasi vetëm kemi ngrënë bukë edhe jemi fut direkt në lojë. Të gjithë lojtarët kemi qenë të lodhur shumë, por vullneti i madh edhe kemi vazhduar të luajmë me zemër. Lodhja që kemi pasur të shtunën sigurisht është bartur edhe të dielën. Andaj si e tillë ka ardhur deri te ky rezultat”, tha Kastrati.

Ku ishte dallimi në lojë? “Po të dy ekipet kemi qenë përafërsisht të njëjta, por tek ne ka ndikuar lodhja e madhe e udhëtimit. Përndryshe rezultati do të ishte sigurisht në favorin tonë dhe do të kalonim në rrethin tjetër”, përgjigjet Kastrati. Po të luhej ndeshja e kthimit në Prishtinë? “100 për qind fitorja do të ishte e jona, pa asnjë dyshim. Të dy ekipet kemi luajtur me mbrojtje të mirë, por tek ne ndikoi koncentrimi në minutat e fundit dhe ata të kalonin në dy gola diferencë”, thotë Kastrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat