Red Bull Winning 2015, fituesi është Vetëtima

Sporti

Red Bull Winning 2015, fituesi është Vetëtima

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 07:54

Vetëtima është fituese e “Red Bull Winning 5 Albania 2015”. Ata triumfuan në sfidën finale përballë Olimpik me rezultatin 1-0. Një sukses që erdhi vetëm pas ekzekutimit të penalltive. Turneu ku morrën pjesë 80 lojtarë, të ndarë në në ekipe me nga pesë pjesëtarë të moshave nga 16 deri në 24 vjeç e shndërroi bulevardin Dëshmorët e Kombit në një arenë sportive.

Sfidë dhe emocione, për një disiplinë që nuk ishte parë asnjëherë më parë në vendin tonë. “Red Bull Winning 5 Albania 2015” është kampionati i futbollit i bazuar në një koncept tërësisht të ri dhe që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Ekipe me nga pesë lojtarë, por pa portierë ndeshen me një rregullore krejt të veçantë. Çdo gol i shënuar nga njëra skuadër, sjell eliminimin e një lojtari të ekipit kundërshtar. Fituese shpallet skuadra që shënon pesë gola në harkun e 10 minutave, duke nxjerrë jashtë loje të gjithë lojtarët e ekipit tjetër. Nëse kjo nuk realizohet, kalohet në ekzekutimin e penalltive me lojtarët e mbetur në fushë.

“Red Bull Winning 5 Albania 2015” u zhvillua në formën e një turneu me eliminim gjatë gjithë muajit Nëntor, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Korçë. Pas tetë etapave kualifikuese, në Finalen Kombëtare të zhvilluar në kryeqytet morrën pjesë 16 ekipe, të cilat më pas u ndeshën me sistem eliminimi.

Finalja ndërmjet Vetëtimës dhe Olimpikut erdhi pas sfidave që zgjatën afro tre 3 orë në bulavardin kryesor të Tiranës. Për Vetëtimën, fituese e edicionit të parë, emocionet nuk përfundojnë me kaq. Kampionët Kombëtarë të “Red Bull Winning 5 Albania 2015″ do të përfaqësojnë Shqipërinë në Finalen Botërore të aktivitetit, që do të zhvillohen pranverën e vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat