Eredivisie, Ajaxi thyen tabunë Zwolle

Sporti

Eredivisie, Ajaxi thyen tabunë Zwolle

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 07:52

Zwolle nuk mund të konsiderohet më si macja e zezë e Ajaxit sepse pas 3 vjetësh, harkëtarët u rikthyen të fitojnë në IJesseldelta Stadion dhe e bënë një gjë të tillë me rezultatin e pastër 0-2. Golat e gjermanit Younes dhe afrikano-jugorit Serero nga një për cdo pjesë i mjaftuan skuadrës së Franck De Boer për të hedhur knokc-out Zwollen dhe për të kryesuar e vetme Eredivisien edhe pas javës së 14-të. Ajaxi e nisi ndeshjen me treshen, Milik, Younes, Fishcer në repartin e avancuar por për të parë golin e parë të kësaj ndeshjeje duhej pritur minuta e 37-të kur talenti gjerman Amin Younes i shërbyer saktë nga Dijks mposhti portierin e vendasve Begois duke i dhënë avantazhin miqëve. Zwolle u përpoq të ndryshonte fatet e këtij takimi gjatë minutave në vazhdim por nuk ja doli dot dhe në minutën e 86-të pësoi edhe golin e dytë. Këtë herë ishte futbollisti nga Afrika e Jugut Thulani Serero ai që shënoi për harkëtarët. Me këtë fitore Ajaxi u ngjit në kuotën e 35 pikëve teksa pas 14 javëve kampionat lë pas Feynoordin me 3 pikë më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat