Mustafi mbetet pa trajner

Sporti

Mustafi mbetet pa trajner

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 23:40

Nuno Santo është larguar nga Valencia.

Trajneri portugez, Nuno Santo ka vendosur që të largohet nga Valencia, pasi ka prishur marrëdhëniet me pronarin e skuadrës Peter Lim.

Portugezi tashmë ia ka komunikuar lajmin zyrtarëve të skuadrës dhe njoftimin zyrtar pritet ta bëjë gjatë konferencës për media.

Nuno e udhëhoqi shumë mirë Valencian edicionin e kaluar, ku arritën të kualifikohen edhe në Ligën e Kampionëve, por këtë edicion gjërat kanë ndryshuar dhe ai ka vendosur të largohet.

Valencia pritet shumë shpejtë të emëroj trajnerin e ri, i cili do të ketë punë shumë të vështirë, pasi qysh ndeshjen e parë do të luaj kundër Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat