Edhe një fitore e Svindalit

Sporti

Edhe një fitore e Svindalit

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 22:39

Aksel Lund Svindal nga Norvegjia shënoi fitoren e dytë radhazi në Kupën e Botës në ski. Ai pas fitores të shtunën në lëshim, të dielën triumfoi edhe në superslllallomin e madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Lake Louise të Kanadasë.

Svindal doli i pari me kohë të kaluar për 1:29.30 minuta, duke qenë më i shpejt për 35 qindtat se i dyti, austriaku Matthias Mayer. Skiatori italian Peter Fill bëri paraqitje të mirë, duke arritur në podium përkatësisht në vend të tretë me kohë më të ngadalshme për 45 qindtat se vendi i parë.

Amerikani Travis Ganong dhe austriaku Max Franz ndanë vendin e katërt dhe të pestë dhe mbeten për 6 qindta larg vendit të tretë dhe kishin dy më tepër se Dominik Paris që zuri vendin e gjashtë.

Svindal udhëheq me 207 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së botës, pasojnë Fill (140) e Mayer (112).

Rezultatet

1. Aksel Lund Svindal (Norvegjia) 1:29.30
2. Matthias Mayer (Austria) 0.35
3. Peter Fill (Italia) 0.45
4. Travis Ganong (SHBA) 0.51
5. Max Franz (Austria) 0.51
6. Dominik Paris (Italia) 0.53
7. Kjetil Jansrud (Norvegjia) 0.54
8. Vincent Kriechmayr (Austria) 0.65
9. Adrien Théaux (Franca) 0.79
10. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) 0.82

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat