Klubeve ruse u ndalohet transferimi i lojtarëve turq

Sporti

Klubeve ruse u ndalohet transferimi i lojtarëve turq

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 22:01

Rrëzimi i aeroplanit rus nga Turqia, ka bërë që Ministria e Sportit në Rusi, t’ua ndalojë klubeve trnsferimin e lojtarëve turq.

Ministri i Sportit në Rusi, Vitaly Mutko, ka deklaruar se klubet ruse e kanë të ndaluar transferimin e lojtarëve turq, gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Mendoj që nëse ndokush dëshiron të nënshkruajë me lojtarë turq gjatë afatit të ardhshëm kalimtar dimëror, nuk do ta ketë atë mundësi”, tha Mutko, që gjithashtu është kryetar i Unionit të Futbollit në Rusi.

“Nuk kemi nevojë për masa tjera, pasi klubet e kanë marrë mesazhin”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat