Liverpooli i afrohet kreut! Arsenali barazoi

Sporti

Liverpooli i afrohet kreut! Arsenali barazoi

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 19:08

Skuadra e Liverpoolit po i afrohet kreut të tabelës në Premier League. Redsat shënuan fitore minimale me rezultat 1:0 në ballafaqim me Swansean. Milner në minutën e 62-të ishte i saktë nga penalltia dhe i dhuroi tri pikë skuadrës së tij, e cila tani është ngjitur në vend të gjashtë me 23 pikë dhe stagnon për gjashtë pikë nga lideri, Manchester City. Norwich - Arsenal, ka qenë ndeshje mjaft interesante, e cila përfundoi pa fitues (1:1). Mesut Ozil në minutën 30-të shënoi për epërsinë e Arsenalit, por vendasit nuk lejuan që të mposhten, ngase Grabban shënoi dy minuta pa përfunduar pjesa e parë dhe e barazuan rezultatin. Arsenali tani renditet në vend të katërt me 27 pikë dhe është ndër kandidatët për titull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat