Reali i falet Bales dhe Ronaldos

Sporti

Reali i falet Bales dhe Ronaldos

Nga: K.G. Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 17:56

Real Madridi importon tri pikë të mëdha dhe ruan hapin për kreun e tabelës. Reali e mposhti me rezultat 2:0 Eibarin, në takimin e javës së 13-të të kampionatit spanjoll. Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo ishin kreatorë të fitores. Në minutën e 43-të, kroati Modriç asistoi te Bale, i cili shënoi, ndërsa Ronaldo (82’) nga penalltia vulos fitoren me rezultat 2:0. Real Madridi pas dy humbjeve (3:2 nga Sevilla dhe 0:4 nga Barcelona) në kampionatin spanjoll i kthehet fitoreve dhe është në vend të tretë me 27 pikë ose ka gjashtë më pak se lideri, Barcelona, e cila të shtunën e mposhti me rezultat 4:0 Sociedadin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat