Dortmundi shkëputet në vend të dytë

Sporti

Dortmundi shkëputet në vend të dytë

Nga: K.Goca Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 17:24

Skuadra e Dortmundit triumfoi me rezultat 4:1 në përballje me Stuttgartin. Skuadra verdhezinj arriti tri pikët ë rëndësishme në takimin e javës së 14-të dhe shkëputet në vend të dytë me 32 pikë dhe ka tetë më pak se lideri i Bundesliga I, Bayerni nga Munihu. Futbollistët e Dortmundit dominuan në ballafaqim me Stutgartin. Castro, Aubameyang (19’ e 90+1’), Niedermeier (65’-autogol) shënuan për Dortmundin, ndërsa Didavi në minutën e 40-të shënoi golin ngushëllues për mysafirët. Adnan Januzaj te Dortmundi dhe Arianit Ferati te Stuttgarti qëndruan në bankë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat