FIFA: Alban Meha në nëntë lojtarët më të mirë të goditjeve standarde (FOTO)

Sporti

FIFA: Alban Meha në nëntë lojtarët më të mirë të goditjeve standarde (FOTO)

Nga: Fitim Dika Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 16:55

Duket se futbolli shqiptar ka arritur majat jo vetëm nga ekipi kombëtar, por edhe sukseset individuale që korrin disa shqiptarë. Kësaj herë FIFA ka publikuar listën e nëntë lojtarëve më të mirë të gjuajtjeve të lira, ku krahas Lionel Messit dhe dhe Andrea Pirlos, spikat emri i futbollistit shqiptar Alban Meha.

Në vijim Bota sot, ju tregon renditjen ekzakte të nëntë lojtarëve më të shquar.

Vend i nëntë: Alban Meha
Aktivizohej në ligën e dytë gjermane (tani në Konyaspor) por ka një gjuajtje me precizitet 71%. Ka kaluar edhe Marco Reusin, ndërsa është krenari për ekipën ku luan. Gianni de Biazi s’do e ketë vështirë cilin ta caktojë për goditjet standarde!

Vendi i tetë: Mehmet Ekici
Lojtari turk i Werder Bremenit, Nurnbergut është renditur i teti.

Vendi i shtatë: Rasmus Elm
Mbrojtësi i ligës së parë suedeze, Rasmus Elm, ka përqindje të ;artë të goditjeve në rrjetë me 79% të realizuara.

Vendi gjashtë: Memphis Depay
Mega talenti i Manchester United përveç shpejtësisë shquhet edhe për goditjet standard.

Vendi i pestë: Lionel Messi
S’kishte si të mungojë edhe lojtarë më i mirë i Barcelonës, por jo vetëm. Ndokush ndoshta do priste edhe vend më të lartë.

Vendi i katërt: Juan Arango
Shumë pak i njohur në Borussia Monchengladbach, por FIFA 16 e ka vlerësuar tepër me lojën e tij.

Vendi i tretë: Zlatko Junuzovic
Me 79 goditje standard të realizuara Fifa 16 e ka vlerësuar me vendin e tretë lojtarin e Werder Bremenit.

Vendi dytë: Andrea Pirlo
I vjetër, por lojtari juventin ka marrë vlerësimin e vendit të dytë. Përkundër viteve ai është ndër lojtarët më të mirë të goditjeve standarde.

Vendi i parë: Hakan Calhonglu
Jo Ronaldo, jo Steven Gerrard, por Calhanglu është lojtari më i mirë i goditjeve të lira. Kur godet ai në Bayern Leverkusen, ekipi kundërshtar ndjehet i sigurt: Ai do shënojë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat