Hetemaj e Chievo pësuan nga Udinese! Roma zhgënjeu

Sporti

Hetemaj e Chievo pësuan nga Udinese! Roma zhgënjeu

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 16:54

Ekipi i Chievos nga Verona pësoi humbje me rezultat 3:2 nga Udinese. Një ndeshje me rivalitet e me pesë gola dhe Chievo në konak nuk ia doli ta ndalë asnjë pikë. Mesfushori shqiptar, Përparim Hetemaj u paraqit titullar, u angazhua me vetëmohim të pashoq, por mbeten të dëshpëruar, pasi që në fund e humbën takimin. Futbollistët e Udineses treguan angazhim të madh dhe sulmuesit e saj ishin edhe më ta shkathtë në finalizimin e rasteve. Frey (42’-autogol), Thereau (46’ e 80’) shënuan për Udinesen dhe Paloschi (26’) e Inglese (72’) për Chievon.

Skuadra e Chievos zënë vendin e 12-të me 16 pikë ose dy më pak se Udinese që është një pozitë më lartë. Roma befasoi për të keq në ‘Olimpico’ ku humb me rezultat 2:0 nga Atalanta, në takimin javës së 14-të në Serie A. Maicon i Romës në minutën e 81-të u përjashtua nga loja dhe Stendardo (87’) e Grassi (90+3) të Atalantës (pas dy të verdhëve). Gomez (40’) e Denis (82’-nga penalltia) shënuan për fitoren e Atalantës e cila ngjitet në vend të nëntë me 21 pikë, kurse Roma bie e katërta me 27 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat