Shkupi barazoi, Renova humb nga Vardari

Sporti

Shkupi barazoi, Renova humb nga Vardari

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 16:37

Skuadra shqiptare Shkupi nuk arriti më shumë se barazim (0:0) në përballje me Sileksin e Kratovës. Kryetrajneri Zekirja Ramadani me gjithë këshillat e tij që iu dha lojtarëve nuk ishin me fat që ta mundin Sileksin. Shkupi regjistron barazimin e 9-të nga 16 ndeshjet në kampionatin maqedonas dhe zënë vendin e pestë me 21 pikë. Renova e Xhepçishtit nga Tetova pësoi humbje në udhëtim me rezultat 2:0 nga Vardari i Shkupi. Futbollistët e Renovës u angazhuan maksimalisht, por ishte vështirë të nxjerrin pikë nga Shkupi, Renova është në vend të gjashtë e 17 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat