Shkëndija befason me barazim

Sporti

Shkëndija befason me barazim

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 16:35

Shkëndija e Tetovës befasoi me barazim 1:1 me Rabotniçkin nga Shkupi. Skuadra shqiptare regjistroi barazimin e tretë rresht, e cila tani e lë për katër pikë pas kryesuesit, Vardarit nga Shkupi. Futbollistët e Shkëndijës si vendas luajtën në stadiumin e Kërçovës, por me gjithë rastet e mira sidomos në pjesën e dytë nuk arritën deri te fitorja. Besart Ibraimi shënoi (36’) për Shkëndijën dhe për mysafirët Petroviq (20’). Shqiptari nga Kosova, Suad Sahiti, luajti nga minuta e 79-të për Rabotniçkin dhe befasuan me këtë barazim të madh. Shkëndija është në vend të dytë me 35 pikë pas 16 javëve në elitën e futbollit maqedonas.

Liga e Maqedonisë
Mlladosti-Bregallnica 1:4
Metalurgu-Turnovo 2:2
Shkëndija-Rabotniçki 1:1
Shkupi-Sileksi 0:0
Vardari-Renova 2:0

Tabela
1. Vardari 16 12 3 1 39
2. Shkëndija 16 10 5 1 35
3. Sileksi 16 6 5 5 23
4. Rabotniçki 16 5 7 4 22
5. Shkupi 16 4 9 3 21
6. Renova 16 4 5 7 17
7. Turnovo 16 3 8 5 17
8. Bregallnica 16 4 4 8 16
9. Mlladosti 16 4 1 11 13
10. Metalurgu 16 3 3 10 12

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat