Xhaka e Baseli të pamëshirshëm

Sporti

Xhaka e Baseli të pamëshirshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 15:38

Taulant Xhaka me kampionin në fuqi zviceran, Baseli, ishin të pamëshirshëm, duke e deklasuar me rezultat 3:0 Luzernin, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Jakob – Park’. Baseli pa telashe sundojë lojën dhe mori tri pikë të rëndësishme. Xhaka luajti i plotë, sikurse edhe Migjen Basha për Luzernin. Hekuran Kryeziu u paraqit deri në minutën e 46-të e Jahmir Hyka u aktivizua në minutën e 78-të për Luzernin, por ishin të pa forcë ndaj kampionit. Golat i shënuan: Bjarnason (7’), Calla (26’) e Elneny (32’). Pas 17 javëve Baseli kryeson me 40 pikë, kurse Luzern është i katërti me 23 pikë. Duhet theksuar se Basha u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 48-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat