Besa pësoi ‘nokaut’ në Prizren

Sporti

Besa pësoi ‘nokaut’ në Prizren

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 14:58

Besa e Pejës udhëtoi për fitore, por u kthye pa asnjë pikë nga Prizreni, ku pësuan humbje me rezultat 3:1 nga Liria. Liria tregoi përqendrim më të madh dhe ngadhënjeu në derbin e Rrafshit të Dukagjinit. Prizrenasit me fitore e përfunduan pjesën vjeshtore, madje e mposhtën skuadrën më të fortë në elitë. Në pjesën e dytë bien golat, Në minutën e 54-të, Alban Dylazeka harkon, kurse Dardan Rogova ndëshkoi mysafirët dhe 1:0. Tre minuta më vonë, Liria dyfishon rezultatin duke iu falënderuar golit të Fisnik Ramadanajt. Në minutën e 86-të, Mark Milicaj e ngushton rezultatin në 2:1, por jo edhe të arrijnë edhe më shumë. Alban Dylazeka shënoi për fitoren bindëse (3:1) në minutën e 88-të. Liria është në vend të nëntë me 21 pikë, kurse Besa lëshoi një mundësi që t’i afrohet kreut, e cila është në pozitën e pestë me 26 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat