Gjilani fundos edhe më shumë Istogun

Sporti

Gjilani fundos edhe më shumë Istogun

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 14:57

Futbollistët e Istogut luftuan me të gjitha forcat, por dot që të kthehen me një pikë. Gjilani para shikuesve të vet triumfoi me rezultat 2:1 kundër Istogut, kjo e fundit fundoset edhe më shumë në tabelë. Të dyja ekipet bënë lojë të mirë, por vendasit ishin më konkret dhe fituan tri pikë. Në minutën e 28-të, Besnik Krasniqi me dinakërinë e tij e mposhti portierin mysafir dhe 1:0 për Gjilanin. Mirëpo, mysafirët ishin mjaft të rrezikshëm dhe dy minuta pa përfunduar pjesa e parë barazuan rezultatin 1:1. Egzon Gashi ishte autor i golit, por ky barazim nuk zgjati deri në minutën e 61-të, kur Gëzim Rusi shënoi për fitoren (2:1) e Gjilanit. Istogu është në vend të fundit (i 12-ti) me 14 pikë, kurse Gjilani është i treti me 29 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat