Çfarë thotë Nuri Seferi për Klitschkon?

Sporti

Çfarë thotë Nuri Seferi për Klitschkon?

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 13:37

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Nuri Seferi, që bokson në kategorinë cruseir, shkruan në facebookun e tij për meçin mes Klitschkos dhe Furyt. “Kampioni i ri në kategorinë e rëndë, TYSON FURY. Një ndeshje vërtet shumë e bukur, një show i dhuruar nga të dy boksierët. Pa dyshim që Klitschko do të ngelet gjithmonë një kampion shumë i madh i cili ka thyer të gjitha rekordet por çdo herë një kampion ka edhe një ditë të keqe”, shkruan Seferi në facebookun e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat