Si u vlerësuan Shaqiri e Abdi në Premier League?

Sporti

Si u vlerësuan Shaqiri e Abdi në Premier League?

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 13:12

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, me Stoke Cityn në finish si mysafir pësuan humbje me rezultat 2:0 nga Sunderlandi, ndërsa Almen Abdi me prejardhje nga Kosova me FC Watfordi importuan tri pikë, ku e mposhtën me rezultat 3:2 Aston Villën, në ndeshjen e javës së 14-të të Premier League në futboll. Portali anglez, ‘Dailymail’e ka vlerësuar me notë 5 Shaqirin, i cili luajti deri në minutën 64-të, kurse Abdi me notën 6. Abdi u zëvendësua në minutën e 81-të por i lumtur për tri pikët e fituara. Duhet theksuar se Stoke City nga minuta e 47-të ishte me një futbollist, ngase Shawcross u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat