Avdijaj nxori penallti dhe shkaku i tij u përjashtua portieri

Sporti

Avdijaj nxori penallti dhe shkaku i tij u përjashtua portieri

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 12:59

Shqiptari Albijon Avdijaj është më i merituari për pikën e Vaduzit. Ai në minutën e 82-të u pengua në mënyrë të palejueshme nga portieri Valentini dhe nxori penalltinë, kur ekipi i tij barazoi me rezultat 1:1 me Luganon. Portieri Valentini u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa kjo ishte një epërsi numerike për vendasit, por nuk e shfrytëzuan deri në fund. Avdijaj luajti standard, ishte ndër më të dalluarit, kurse Frederik Veseli u paraqit tërë takimin për Luganon. Sabbatini në minutën e 4-të shënoi për mysafirët, por vendasit gjashtë minuta (84’) pa përfunduar ballafaqimi barazuan nga penalltia me golin e Neumayr. Pas 17 javëve në elitën zvicerane Vaduz është i fundit (i 10-ti) me 14 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat