Hadërgjonaj më i mirë se Bunjaku!

Sporti

Hadërgjonaj më i mirë se Bunjaku!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 12:41

Young Boys nga Bernë arkëtoi tri pikë të vlefshme në kampionatin zviceran. Mbrojtësi shqiptar, Florent Hadërgjonaj, u aktivizua si gjithnjë titullar për Young Boysin dhe ia dolën më shumë vështirësi si vendas të fitojnë me rezultat 2:1 kundër St. Gallenit. Futbollisti Albert Bunjaku luajti nga minuta e 63-të për St. Gallenin, por ishin të pafat që të kthehen me një pikë. Golat për vendasit i realizuan: Zakaria (38’) e Gerndt (42’) dhe për mysafirët: Treand (6’). Dy futbollistë u ndëshkuan me karton të kuq pas dy të verdhëve: Angha i St. Gallenit (68’) e Sanogo i Young Boysit (71’). Pas 17 javëve Young Boys është në vend të tretë me 28 pikë, ndërsa St. Gallen zënë pozitën e gjashtë me 22 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat