Xhaka: Këmbët tona ishin pak të lodhura!

Sporti

Xhaka: Këmbët tona ishin pak të lodhura!

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 12:28

Kapiteni i Monchengladbach-ut, Granit Xhaka, tha se barazimi në udhëtim (3:3) ka qenë shumë i rëndësishëm kundër Hoffenheimit. Futbollisti shqiptar u paraqit titullar dhe dha kontribut të madh. “Të rikthehemi nga disavantazhi 3:1 si mysafir nuk është e lehtë, kështu më duhet të them respekt për bashkëlojtarët. Pas një ndeshje intensive ndaj Sevillës (të mërkurën) këmbët tona ishin pak të lodhura, sidoqoftë ne treguam karakter dhe mund të jemi krenar për paraqitjen tonë. Jemi të lumtur që e kemi vazhduar serinë e ndeshjeve pa humbje dhe tani shikojmë përpara për ndeshjen ndaj Bayernit”, ka thënë Xhaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat