Klitschko kërkon revansh

Sporti

Klitschko kërkon revansh

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 08:49

Wladimir Klitschko nuk është më kampion i botës në boks për kategorinë e rëndë, pasi këtë titull ia mori Tyson Fury.
Përkundër humbjes nga Fury, Klitschko nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe ka kërkuar revansh nga boksieri britanik.
“E humba betejën por luftëtari është akoma në mua”, tha ish-kampioni i botës.

“Do të shohim se kur do të zhvillohet rimeçi dhe do të ju njoftojmë”, shtoi Klitschko transmeton BBC Sport.
Ndërsa edhe Fury nuk e ka refuzuar një meç tjetër ndaj Klitschkos.

“Jam një luftëtar kështu që do ta pranojë çdo sfidë. Dua të bëhem kampion i madh dhe dua t’i bëjë të gjitha përsëri. Kush e di se çfarë do të ndodhë në rimeç? Një gjë mund ta them se do të jetë shpërthyese”, theksoi Fury.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat