Vllaznia fitore “in extremis”, Tirana merr kreun

Sporti

Vllaznia fitore “in extremis”, Tirana merr kreun

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 08:36

Tirana është rikthyer në krye të renditjes së Kampionatit Kombëtar në basketboll për meshkuj pas ndeshjeve të javës së 8-të luajtur këtë fundjavë. Bardheblutë e trajnerit Roland Avrami fituan sot në mbrëmje në “Fahrie Hoti” me lehtësi 102-57 ndaj Flamurtarit, duke korrur fitoren e shtatë në kampionat. Një ndeshje pa shumë histori, e komanduar vazhdimisht nga kryeqytetasit, që u shkëputën në të katërta periodat. Flamurtari nuk pati shumë pretendime në këtë sfidë edhe pse në gjysmën e parë rivalizoi disi. Por 20 minutat e dyta ishin një monolog bardheblu (Gjonaj 25 pikë e Lasku 21), që dominojnë dhe fitojnë me 45 pikë diferencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat