Ligue 1, Paris Saint Germmain nuk njeh kundërshtarë

Sporti

Ligue 1, Paris Saint Germmain nuk njeh kundërshtarë

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 08:06

Paris Saint Germmain nuk njeh kundërshtarë në kampionatin francez. Në javën e 15-të të Ligës së Parë parizienët shkatërruan 4-1 në Parc De Prince Troyes, që rezistoi vetëm 20 minuta pa pësuar gol. Edinson Cavani shfrytëzoi më së miri me një goditje fluturimthi një pasim të saktë të Di Marias, për t’i hapur rrugë fitores së thellë të formacionit të Laurent Blanc.

Golin e dytë për vendasit e shënoi Zllatan Ibrahimovic me 11 metërsh në minutën e 58-të, për të ardhur më pas te finalizimi i Kurzwawas në të 67-ën. 6 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Augustin, i cili vetëm pak caste më parë kishte zëvendësuar Cavanin i coi shifrat në 4-0.Në kohën shtesw pati vend edhe për golin e nderit për miqtë që u realizua nga Ayesse.

Në Nantë, “kanarinat” nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola përballë skuadrës së Bastia. Lorik Cana dhe Ermir Lenjani u aktivizuan titullarë në këtë sfidë ku u aktivizuan deri në fundin e saj. Dy lojtarët e Kombëtares Shqiptare zhvilluan një ndeshje pozitive edhe pse vendasit dolën me vetëm një pikë nga ndeshja e javës së 15 të Ligue 1. Për t’u shënuar është kartoni i verdhë i marrë nga kapiteni kuqezi në minutën e 14, por ky fakt nuk ndikoi në ndeshjen pozitive që Cana zhvilloi duke lënë pak hapësira në mbrojtje. Me këtë barazim, Nantes shkon në kuotën e 20 pikëve duke u renditur në mesin e artë të tabelës së klasifikimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat