Thyhet ​Klitchsko, Tyson Fury është kampion i ri i botës

Sporti

Thyhet ​Klitchsko, Tyson Fury është kampion i ri i botës

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 00:41

Tyson Fury i ka dhënë fund dominimit 11 vjeçar të Wladimir Klitschkos në boksin profesionist, duke e rrahur në meçin që sapo përfundoi, i zhvilluar në “ESPIRIT Arena” të Dusseldorfit, në Gjermani.

Boksieri britanik fitoi pas vendimit unanim të referëve, në një meç që zgjati plot 12 runde. Ai e shfrytëzoi një çarje që ia shkaktoi boksierit ukrainas në rundin e pestë, duke e mposhtur njërin prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohëve.

27 vjeçari i fitoi titujt botërorë IBF, WBO e WBA. Klitschko, 39 vjeç, nga ana e tij, nuk kishte humbur në 11 vjetët e fundit, që nga knockout i pësuar nga Lamont Brewster në vitin 2004.

Fury ishte i pamposhtur në 24 meçet profesioniste dhe e regjistroi fitoren e 25-të. Kjo ishte hera e parë që Fury luftoi për titull të kampionit të botës dhe ia doli të fitonte. Ai qante duke festuar.

Fury ka fituar 3:0 apo 115-112, 115-112, 116-111.

Kjo ishte humbja e katërt në karrierë për Klitchskon në 68 meçe sa ka luajtur.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat