Milani rigjen “shkëlqimin”, Niang thyen Sampdorian

Sporti

Milani rigjen “shkëlqimin”, Niang thyen Sampdorian

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 23:32

Niang rikthen Milanin në rrugën e sukseseve. Sulmuesi francez zhvilloi një nga ndeshjet më të mira në Serie A, duke bërë pothuajse gjithçka në fitoren që kuqezinjtë regjistruan në “San Siro” me rezultatin 4-1 ndaj Sampdorias. Serinë e golave e hapi Jacomo Bonaventura në minutën e 16. Mesfushori shtyu topin në rrjetë pas një asisti të dhuruar nga sulmuesi 20-vjeçar.

Ishte sërish Niang që u bë protagonist në minutën e 38-të. Lojtari i rikthyer këtë sezon në Milanello, mori përsipër 11-metërshin duke e ekzekutuar saktësisht.

Milani e kërkoi me ngulm golin e tretë për të mbyllur përfundimisht llogaritë me Sampdorian dhe Niang ia shpërbleu besimin trajnerit Mihajlovic me një tjetër rrjetë në minutën e 50.

Në të 79-ën, Luiz Adriano stopoi me gjoks krosimin e Cercit dhe me të djathtën shënoi golin e katërt për kuqezinjtë, ndërsa Eder shënoi golin e nderit 4 minuta nga fundi.

Me këtë fitore Milani ngjitet në kuotën e 23 pikëve ndërsa Sampdoria zhytet edhe më thellë në krizë pasi fitorja e fundit daton në 25 Tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat