Shiffrin dominon në sllallom

Sporti

Shiffrin dominon në sllallom

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 23:18

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, kësaj here nuk gaboi, por ia doli që të ngadhënjen në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës në ski, e cila u zhvillua në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shiffrin një ditë më parë ishte shumë afër fitores, por duke hyrë në cak u rrëzua ne disiplinën e sllallomit të madh. Shiffrin arriti e para në sllallom me kohë të kaluar për 1:39.81 minuta, ndërsa sllovakja Veronika Velez-Zuzulova zuri vendin e dytë me kohë më të ngadalshme për 3 sekonda e shtatë të qindtat se fituesja e garës. Suedezja Frida Hansdotter është në pozitën e tretë, por për 19 qindtat ka mbetur larg të dytës. Shiffrin udhëheq me 180 pikë në renditjen e përghithshme, ndërsa Federica Brignone është dyta me 160, Lara Gut ka 150 pikë etj.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:39.81
2. Veronika Velez-Zuzulova (Sllovakia) 3.07
3. Frida Hansdotter (Suedia) 3.26
4. Sarka Strachova (Çekia) 3.88
5. Maria Pietilä-Holmner (Suedia) 5.15
6. Nastasia Noens (Franca) 5.25
7. ëendy Holdener (Zvicra) 5.27
8. Marie-Michèle Gagnon (Kanada) 5.45
9. Sara Hector (Suedia) 5.50
10. Erin Mielzynski (Kanada) 5.66

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat