Svindal fiton në lëshim

Sporti

Svindal fiton në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 23:17

Skiatori norvegjez, Aksel Lund Svindal, triumfoi në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës në ski, që u mbajt në Lake Louises të Kanadasë. Skiatori norvegjez rrëshqiti për mrekulli dhe arriti i pari në cak me kohë të kaluar për 1:47.29 minuta. Svindal ka qenë më i shpejt për 1 qindtën e sekondës se vendi i dytë, italiani Peter Fill.

Amerikani Travis Ganong ia doli të arrij në podium, por pati kohën më të ngadalshme për 36 të qindtat se vendi i parë dhe ishte për 17 të qindtat më i shpejt se Guillermo Fayed nga Franca. Zvicerani Carlo Janka u rendit i pesti por larg vendi të tretë për 21 të qindtat e sekondës. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Svindal kryeson me 107 pikë dhe ka 7 më shumë se i dyti, amerikani Ted Ligety.

Të dielën do të zhvillohet gara në disiplinën e Supersllallomit të madh.

Rezultatet

1. Aksel Lund Svindal (Norvegjia) 1:47.29
2. Peter Fill (Italia) 0.01
3. Travis Ganong (SHBA) 0.36
4. Guillermo Fayed (Franca) 0.53
5. Carlo Janka (Zvicra) 0.57
6. Max Franz (Austria) 0.62
7. Dominik Paris (Italia) 0.68
8. Matthias Mayer (Austria) 0.70
9. Kjetil Jansrud (Norvgjia) 0.77
10. Erik Guay (Kanada) 0.84

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat