Feyenoord fiton derbin me Excelsior

Sporti

Feyenoord fiton derbin me Excelsior

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 22:18

Tre gola nga sulmuesi Michael Kramer i dhanë Feyenoord-it fitoren 2-4 në derbin e qytetit përballë Excelsior. Pavarësisht mbrëmjes së zymtë të karakterizuar nga shiu dhe era e fort, të besuarit e Giovanni van Bronckhorst e nisën sfidën në mënyrë të jashtëzakonshme.

Vetëm pas një minute lojë, Feyenoord-i zhbllokoi shifrat me 35-vjeçarin Dirk Kuyt. Goli i 11-të sezonal për kapitenin që nuk e ka humbur nuhatjen përpara portës.

Pas disa rasteve të shpërdoruara dhe kur rreziku që sfida të barazohej ishte real, Feyenoord dyfishoi epërsinë. Kramer nisi serinë e golave, që gjithsesi nuk i demoralizoi kundërshtarët.

Excelsior rihapi sfidën përpara pushimit mes pjesëve me Van Mieghem. Megjithatë, Kramer i dha fund të gjitha shpresave të rivalëve.

Fillimisht një realizim mjeshtëror pas asistit të Karsdorp dhe goli i katërt i realizuar duke përfituar nga gabimi i lojtarëve kundërshtarë.

Rrjeta e dytë e Excelsior me Van Weert shërbeu vetëm për statistikë. Me suksesin e regjistruar në derbi, Feyenoord ngjitet në kuotën e 32 pikëve, aq sa edhe kryesuesit e Ajax, por me një ndeshje më tepër të luajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat