Abu Dhabi, “pole position” për Nico Rosberg

Sporti

Abu Dhabi, “pole position” për Nico Rosberg

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 21:33

Pole position për Nico Rosberg që respekton parasjikimet e fundjavës në Abu Dhabi ku ka regjistruar kohën më të mirë. Gjermani i Mercedes rezultoi piloti më i shpejtë në provat zyrtare ku Vettel u eleminua që në sesionin e parë. Rosberg la pas shokun e skuadrës, Leëis Hamilton duke regjistruar vendin e parë në nisje për të gjashtën herë rresht, ndërsa britaniku duhet ta shtyjë festën e pole position numër 50 në karrierë. Gjithsesi, gara e së dielës premton shkëndija mes dy pilotëve të Mercedes pasi Hamilton synon ta mbyllë me një sukses sezonin e titullit të tretë të karrierës, ndërsa Rosberg duket më i shpejtë se britaniku.

Ferrari buzëqeshi pjesërisht pasi ishte Kimi Raikkonen ai që mbajti lart flamurin e skuadrës nga Maranello me kohën e tretë më të mirë, i ndjekur nga Sergio Perez me Force India, i cili ka treguar rritje të ndjeshme gjatë garave të fundit. Gjatë sesionit të parë u eleminua edhe Fernando Alonso, makina e të cilit vazhdon të shfaqë probleme të mëdha në pistë, duke shkuar drejt fundit të një sezoni katastrofik për McLaren-Honda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat