Barcelona, “poker” golash ndaj Sociedadit, Messi rigjen golin

Sporti

Barcelona, “poker” golash ndaj Sociedadit, Messi rigjen golin

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 18:06

Barcelona nuk di të ndalet duke gjetur një tjetër sukses të rëndësishëm në garën për titullin kampion. Skuadra e Luis Enriquez likuidoi pa derdhur shumë djersë 4-0 Realin e Sociedadit që doli nga “Camp Nou” me humbjen e 18 rresht. Me Messin që nga minuta e parë dhe dyshen Suarez-Neymar, Luis Enrique nuk kurseu asnjë nga arsenali i tij i rëndë. Ishte Iniesta që tentoi golin e parë në minutën e 13 por mesfushori goditri shtyllën. 9 minuta më pas Neymar zhbllokoi rezultatin me një goditje të saktë pas asistit të Dani Alves.

Barcelona nuk e uli ritmin por golin e dytë e gjeti vetëm 4 minuta përpara vërshëllimës së gjyqtarit pasi ishte Suarez ai që kalibroi një goditje qëndrore që i la pak shanse portierit kundërshtar.

Ishin sërish mbrojtësat që peshkuan Neymar në të 55-ën pasi Mathieu shërbeu një top për brazilianin i cili sigloi rrjetën e dytë personale. Lionel Messi e kërkoi disa herë golin dhe e gjeti në minutën e parë shtesë.

Me këtë fitore Barcelona konsolidon pozitat në krye të klasifikimit me 33 pikë, 9 më shumë se Reali i Madridit që do të luajë të dielën në transfertën e Eibarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat