Benzema, jashtë nga Euro 2016

Sporti

Benzema, jashtë nga Euro 2016

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 09:25

Karim Benzema rrezikon të mbetet jashtë skuadrës së Francës për Euro 2016, për shkak të përfshirjes së tij në tentimin për shantazhin e mesfushorit Mathieu Valbuena në lidhje me një xhirim seksual.

Karim Benzema mund të mos luajë fare në Euro 2016.

Sulmuesi kryesor i Francës është duke u ballafaquar me thirrje për përjashtim nga skuadra, pas përfshirjes së tij në tentimin për shantazhin e mesfushorit Mathieu Valbuena në lidhje me një xhirim seksual.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” në ballinën e saj ka publikuar një artikull me titullin “Benzema OUT”, duke kërkuar largimin e yllit të Real Madridit nga ekipi Kombëtar.

Andaj, selektori Didier Deschamps duhet të marrë një vendim të rëndësishëm para garës ku Franca do të jetë nikoqire.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat