Mourinho: Drogba po provon ta shesë librin

Sporti

Mourinho: Drogba po provon ta shesë librin

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 09:17

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ka hedhur poshtë komentet e Didier Drogbas se klubi londinez ka mungesë lidershipi.

Sipas Mourinhos këto komente të Drogbas vijnë që vetëm sa më shumë të shitet libri i tij.

“Kur ju flisni për shkak që të shitni sa më shumë librin tuaj, atëherë unë nuk lexoj fare deklaratën tuaj. Nuk e lexoj fare”.

“Më pëlqejnë intervistat e mira. Më pëlqejnë intervistat nga djemt si Didier Drogba me gazetarë të mirë, apo televizione të mira. Por, kjo nuk ishte intervistë. Ishte për ta rritur shitjen e librit të tij”, potencoi Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat