Klopp – Real Madrid, lajm i keq për Liverpoolin

Sporti

Klopp – Real Madrid, lajm i keq për Liverpoolin

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 08:58

Jurgen Klopp frikësohet se Real Madrid mund të kërkojë futbollistë të Liverpoolit përfshirë mbrojtësin e majtë, Alberto Moreno.

Menaxheri i ri i Liverpoolit, Jurgen Klopp frikësohet se Real Madrid do të bëjë përpjekje për transferimin e disa prej futbollistëve më të mirë në skuadrën e tij, përfshirë mbrojtësin e majtë, Alberto Moreno.

Moreno është duke u përmendur si objektiv i “Los Blancos” për afatin kalimtar të janarit.

Kurse, sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, Klopp ka frikë se Real Madrid mund t’ia dobësojë ekipin.

Klopp e mori drejtimin e Liverpoolit gjatë këtij sezoni si pasardhës i Brendan Rodgers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat