Dramë në Aspen, triumfon Gut! Shiffrin u rrëzua

Sporti

Dramë në Aspen, triumfon Gut! Shiffrin u rrëzua

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 23:32

Garë dramatike është zhvilluar në sllallomin e madh të Kupës së Botës në ski, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, ishte shumë afër fitores bindëse, por pak para se të futet në vijën e cakut u rrëzua, duke i zhgënjyer tifozët.

Ndërkaq, skiatorja zvicerane Lara Gut është fituese e garës, e cila zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:02.51 minuta, duke lënë pas për 10 të qindtat austriaken Eva-Maria Brem dhe për 34 të qindtat italianen Federica Brignone.

Shiffrin ishte favorite e madhe, por e përcolli fati i keq në fund dhe befasisht u rrëzua para se të futet në cak.

Rezultatet

1. Lara Gut (Zvicra) 2:02.51
2. Eva-Maria Brem (Austria) 0.10
3. Federica Brignone (Italia) 0.34
4. Manuela Mölgg (Italia) 0.94
5. Tessa Worley (Franca) 0.98
6. Nina Loeseth (Norvegjia) 1.38
7. Viktoria Rebensburg (Gjermania) 1.64
8. Sara Hector (Suedia) 1.80
9. Frida Hansdotter (Suedia) 2.13
10. Adeline Baud Mugnier (Franca) 2.18

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat