Kërtoku: I kemi gjasat tona kundër ekipit turk

Sporti

Kërtoku: I kemi gjasat tona kundër ekipit turk

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 18:39

Vushtrria dhe Prishtina (meshkuj) nesër dhe pasnesër do të zhvillojnë ndeshjet europiane (Challenge Cup) në hendboll. Të dyja ekipet tona ballafaqohen me ekipe shumë të forta dhe aq më tepër të dy ndeshjet i luajnë në terren të kundërshtarit. Vushtrria takohet me ekipin turk, B.B Ankaraspor, ndërsa Prishtina në Zenicë me ekipin boshnjak, Çeliku. Vushtrria nesër në orën 15.00 luan takimin e parë, ndërsa po të njëjtën orë edhe pasnesër dhe shpresojnë të dalin me rezultat sa më të mirë. Shkëlzen Kërtoku, hendbollist i Vushtrrisë, shpreson në një paraqitje sa më të denjë. Ai për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se nuk i tremben fare ekipit turk.

“Pres që të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të gjithë simpatizantëve të Vushtrrisë iu premtoj që do të angazhohem që të marrim rezultat sa më pozitiv. Duhet pasur parasysh që Ankaraspor ka në përbërje lojtar tepër kualitativ dhe më shumë përvojë në arenën ndërkombëtare. Po ashtu e ka edhe përparësinë e terrenit, por nuk do të dorëzohemi deri ne fund. Sikur të kishim pasur ndeshje edhe në Vushtrri, sigurisht se ish kanë përparësi edhe për ne kur dihet se kemi shikuesit më të mirë, pavarësisht kësaj, ne do të angazhohem maksimalisht për të dalë sa më mirë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat