Cila skuadër do të dimërojë e para?

Sporti

Cila skuadër do të dimërojë e para?

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 18:34

Java e fundit e stinorit vjeshtor do të përcaktojë se cila nga ekipet do të dimërojë e para në Raiffeisen Superligë. Feronikeli është në krye me 30 pikë, por përcillet këmbë pas këmbëve nga Llapi (30), Hajvalia (27), po ashtu edhe nga Besa (26), Gjilani (26) etj. Ndeshja kryesore zhvillohet të mërkurën e ardhshme (me 2 dhjetor) në Drenas në mes kampionit në fuqi, Feronikelit dhe Hajvalisë. Kjo ndeshje është shtyrë për arsye se Feronikeli do të merr pjesë në Kupën ‘Pavarësia’ që mbahet në Durrës. Të shtunën janë në program dy takime e të dielën tri, dhe secila prej tyre është me interesante se tjetra, për faktin se ekipet luftojnë të jenë sa më mirë në pozitë dhe të presin më qetë pranverën.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat