Neymar rrëzon Ronaldon nga Nike

Sporti

Neymar rrëzon Ronaldon nga Nike

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 18:33

Neymar do ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon si imazh i kompanisë së veshmbathjeve sportive, Nike, nga qershori i vitit 2016.

Neymar do ta lë Cristiano Ronaldon pa miliona euro.

Kjo për faktin se sulmuesi i Barcelonës do ta zëvendësojë portugezin si imazh i kompanisë së veshmbathjeve sportive, Nike, nga qershori i vitit 2016.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se Neymar dëshiron të luaj për Brazilin verën e ardhshme në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Rio de Janeiro, ku Nike pritet ta zyrtarizojë në këtë eveniment atë si imazhin më të ri të këtij brendi.

Ronaldo do të humb miliona euro në të hyra nga marrëveshjet paraprake me Nike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat