Emini: Do të luftojmë për tri pikë

Sporti

Emini: Do të luftojmë për tri pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 18:00

Kapiteni i Llapit, Benjamin Emini, tha se ekipi është i motivuar që të kthehet me pikë nga Skenderaj në përballje me Drenicën, e cila luhet nesër në orën 13.00, në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit. “Ndeshje e vështirë, duke e ditur se Drenica si vendas ka bërë lojëra shumë të mira dhe ka mposhtur shumë kundërshtarë të fortë, por gjithsesi ne shkojmë për rezultat pozitiv, sepse dihen ambiciet tona për kreun e tabelës”, tha Emini.

“Kemi mungesa të mëdha tash e sa xhiro, i kemi dy futbollistë të lënduar, kurse edhe unë ende nuk jam 100 për qind, por pikat tona të forta janë harmonia e mirë dhe si mysafir kemi arritur pikë më së shumti në Superligë”, tha Emini. A shpresoni se do të shpalleni kampion vjeshtor? “Do të luftojmë për tri pikë, por edhe një pikë është rezultat pozitiv. Mendoj se e kemi merituar të shpallemi kampion vjeshtor, sepse kemi mposhtur kundërshtarët në ndeshjet direkte”, thotë Emini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat