Mehmeti: Besoj se pikët do të mbesin në Drenicë

Sporti

Mehmeti: Besoj se pikët do të mbesin në Drenicë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 17:58

Futbollisti i Drenicës, Kastriot Mehmeti, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se do të luftojnë me të gjitha forcat që të marrin tri pikë në ballafaqim e nesërm kundër Llapit nga Podujeva, e cila fillon në orën 13.00. “Është një sfidë e vështirë, por synimi ynë është vetëm trepikëshi. Ne do të luftojmë deri në fund që pikët të mbesin në Drenicë. E para, jemi komplet. E dyta, pikët më të forta i kemi si grup, sepse çdo lojë e kem fituar si grup i bashkuar, duke luftuar deri në fund”, tha Mehmeti. Futbollisti drenicas e ka më së të qartë se rivali është në formë të mirë dhe janë lartë në tabelë. “Mendoj se kem mposhtur ekipet të forta dhe shpresoj se do të ia dalim edhe me Llapin”, theksoi ai. Mehmeti tha se nuk do të ishin të kënaqur me një pikë. “Futbollit nuk i dihet, mund të humbim, por ne jem të vendosur që pikët të mbesin në Drenicë dhe nuk do të isha i kënaqur me një pikë”, tha Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat