Fabregas: Kur Messi tërhiqet nga futbolli...

Sporti

Fabregas: Kur Messi tërhiqet nga futbolli...

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 16:53

Braziliani Neymar është në formën më të mirë dhe së bashku me Luiz Suarez janë gjithnjë kërcënues për rivalët, kur i shtohet edhe Lionel Messi, atëherë nuk ka kush iu del para. Cesc Fabregas, ish-futbollist i Barcelonës, tani pjesë e Chelseat. “Përshtatja në ekip gjithmonë merr kohë, por ju tashmë mund të shihni talent të natyrshëm, dashurinë e tij për futboll dhe aftësinë e tij të mahnitshme. Ju mund të shihni se ai do ta arrijë këtë nivel shpejt ose më vonë. Unë mendoj se do të jetë e vështirë për Neymar për të arritur nivelin e Messit. Megjithatë, kur Messi tërhiqet nga futbolli në disa vjet, unë mendoj se Neymar do të jetë ai që do dominoj”, tha Fabregas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat