Liverpooli mëton tri pikë, por ka kujdes nga Swansea

Sporti

Liverpooli mëton tri pikë, por ka kujdes nga Swansea

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 16:34

Ekipi i Liverpoolit kërkon trepikëshin e madh që të jetë sa më afër kreut të tabelës. Liverpooli është i trimëruar pas fitores së javës së kaluar me rezultat 4:1 në Etihad kundër Manchester Cityt dhe tani në konak pret ekipin nga Uellsi, Swansea, e cila luhet të dielën në orën 17.15, në kuadër të javës së 14-të të Premier League në futboll. Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është optimist, duke thënë:

“Nëse të gjithë janë të gatshëm të bëjnë një luftë të madhe, atëherë do të jetë një ndeshje e bukur. E nëse arrijmë të luajmë futboll mund të gjejmë hapësira dhe të jemi të rrezikshëm për ta. Në ligë nuk ka ndeshje të lehtë. E pamë forcën e Swanseas në Monteron, Gomisin e djemtë e tjerë. Ne duhet të mbrohemi shumë mirë”. Liverpooli aktualisht është në vend të 9-të me 20 pikë, kurse Swansea e 14-ta me 14 pikë dhe Leicester është i pari me 28 pikë të mbledhura.

Liga e Anglisë, java e 14-të

E shtunë
Aston Villa-Watford 16.00
Bournemouth-Everton 16.00
Crystal Palace-Newcastle 16.00
Manchester City-Southampton 16.00
Sunderland-Stoke City 16.00
Leicester-Manchester Utd 18.30

E diel
Tottenham-Chelsea 13.00
West Ham-West Brom 15.05
Liverpool-Swansea 17.15
Norwich-Arsenal 17.15

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat